fbpx
Connect with us

Arbnor Morina vjen me ekspozitën personale ”Ekspresionizmi dhe Ekspresionizmi Abstrakt”

Kult

Arbnor Morina vjen me ekspozitën personale ”Ekspresionizmi dhe Ekspresionizmi Abstrakt”

Artisti nga Prizreni, Arbnor Morina, të hënën me 23 dhjetor, hap ekspozitën e tij personale në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Ekspozita mban titullin ”Ekspresionizmi dhe Ekspresionizmi Abstrakt”, ku sipas autorit qëllimi i kësaj ekspozite është që të vë në pah instiktet bazike të njerëzve dhe manifestimin e tyre.

“Instiktet bazike t’njerëzve dhe manifestimi i tyne, ndryshimet që i pësojmë pas ndodhisë, jane temë kryesore per mu tash e nji vit. Prandaj, për t’i pa krejt këto të shprehuna nga unë, hajdeni të hanën në ekspozitë!”, shkruan Arbnor Morina në një status në llogarinë e tij personale në Facebook.

Ekspozita do të në Caffee Atele dhe Tillt Radio, në Prishtinë dhe pritet të hapet në orën 19:00. / KultPlus.com

More in Kult

Te fundit

Facebook

Populare

To Top