fbpx
Connect with us

Arabisë Saudite, 500 milion për anti-Korona dhe një fetwa: Ramazani e Bajrami, mundet në shtëpi

Bota

Arabisë Saudite, 500 milion për anti-Korona dhe një fetwa: Ramazani e Bajrami, mundet në shtëpi

Myftiu i Arabisë Saudite, Sheik Abdulaziz Al al-Sheikh, autoriteti më i lartë fetar në vend, tha se faljet speciale të Ramazanit – Teravitë, e ndoshta dhe vetë falja e Bajramit, duhet të kryhen në shtëpi nëse numri i të infektuarve nuk bie, raportoi gazeta saudite Okaz.

“Teravitë e Ramazanit mund të bëhen në shtëpi nëse nuk mundet në xhami për shkak të masave parandaluese të marra për të luftuar përhapjen e koronavirusit”, tha ai në përgjigje të një pyetje, duke shtuar se e njëjta vlen edhe përBajramin.

Arabia Saudite, aktualisht kryesuese e G20, njoftoi dje se do të dhurojë 500 milion dollarë për të mbështetur luftën globale kundër pandemisë koronavirus, dhe u bëri thirrje vendeve dhe organizatave të tjera të dhurojnë fonde.

Nga fondet e përmendura, 150 milion dollarë i shkojnë Koalicionit për Përgatitjen Epidemike dhe Inovacionit, 150 milion dollarë Aleancës Globale të Vaksinave dhe Imunizimit, dhe 200 milion dollarë për organizatat dhe programet e tjera të kujdesit shëndetësor.

Riadi u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të tjera, OJQ-ve, filantropëve dhe sektorit privat të dhurojnë fonde për të mbuluar hendekun financiar të 8 miliardë dollarëve të vlerësuar, të nevojshëm për të luftuar në mënyrë adekuate të koronavirusit global, raporton Reuters.

Arabia Saudite ka gjithsej 6.380 të infektuar. Nga këta, 83 u shuan dhe 990 u shëruan.

Continue Reading
You may also like...

More in Bota

Te fundit

Facebook

Populare

To Top