fbpx
Connect with us

Aksidenti në Çair, tri vajzat kanë pësuar lëndime serioze

Maqedoni

Aksidenti në Çair, tri vajzat kanë pësuar lëndime serioze

Alsat 2019-12-19T15:32:18+01:00

Tri v

Tri vajza të moshës 12 dhe 13 vjeçare janë lënduar rëndë nga goditja e një makine taksi. Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Çairit rreth orës 11. Dy vajzat me kocka të thyera po trajtohen në klinikën e kirurgjisë së fëmijëve ndërsa njëra me lëndime më të lehta po mbahet vetëm për observim.

Njëra nga të lënduarat ka lëndime sipërfaqësore dhe është mbajtur vetëm për observim, ndërsa dy të tjerat kanë thyerje të ekstremiteteve dhe sigurisht ditët në vijim do të ketë nevojë edhe për ndërhyrje  kirurgjikale tek të njëjtat. Gjendja e tyre për momentin është e qëndrueshme dhe janë në observim nga ekipi mjekësor- deklaroi mjeku Albert Lleshi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se për momentin nuk kanë informata konkrete se si ka ardhur deri tek rasti. Shoferin e taksisë e kanë ndaluar, ndërsa punojnë në zbardhjen e plotë të rastit. Banorët e lagjes, thonë se kanë mbetur të shokuar kur kanë parë vajzat në rrugë.

Tre vajza ishin të shtrira, në vija të bardha. // Dy ishin në gjendje të rëndë, njëra u çua dhe u ul në tretuar. Ndërsa njëra as sytë nuk i çelte.

Sipas banorëve, në këtë rrugë aksidentet janë të shpeshta. Ata vazhdimisht kërkojnë nga autoritetet të merren masa kundër vozitjes së shpejtë, por kanë hasur në vesh të shurdhër. Thonë se do marrin masa vetë dhe do e bllokojnë rrugën.

Këtë lagje kanë ndodhur shumë raste të këtilla, është shkelur njëherë një grua shtatzënë, tani janë shkelur tre fëmijë. Nuk e di ndoshta luftë duhet të bëhet që të bllokohet. Çdo herë e kemi paraqitur në polici, policia na ka thënë do të merren masa, por mesa duket nuk është marrë masa të mjaftueshme”

Çdo javë e çdo ditë ndodhin. Shumë shpejt vozisin, nuk i respektojnë vijat e bardha. Askush nuk merr masa. Jemi ankuar shumë herë. // Tani do të mblidhemi krejt mëhalla, ta bllokojmë nesër rrugën. Po mos të vendosin semaforë ose diçka tjetër, sepse këtu vazhdimisht bëjnë gara me vetura, asnjëherë nuk janë marrë masa”

Kryetari i Komunës tha se do të vendosë semaforë, por ajo mbeti vetëm për zgjedhje dhe mbetën të shurdhër për këtë. Këtu ke frik të kalosh, gjithmonë ecim me të vrapuar me fëmijë”.

Banorët e lagjes, apelojnë që vozitësit të respektojnë rregullat e komunikacionit në këtë rrugë. Shtojnë se nëse autoritetet heshtin dhe nuk marrin masa për sigurinë e fëmijëve, atëherë do të dalin vetëm në rrugë, ose do e bllokojnë tërësisht atë.

Mefail Ismaili

Loading…

More in Maqedoni

Te fundit

Facebook

Populare

To Top