fbpx
Connect with us

Aksidentet e trafikut në Shkup, katër persona lëndohen lehtë

Kronika e Zezë

Aksidentet e trafikut në Shkup, katër persona lëndohen lehtë

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta, në katër prej gjithsej dhjetë aksidenteve të komunikacionit, të cilat ndodhën mbrëmë në Shkup dhe rrethinë. Ndërkohë, në gjashtë prej tyre është shkaktuar vetëm dëm material.

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, informon se mbrëmë policia e trafikut ka zbuluar dhe gjobitur dy shoferë të cilët i kanë drejtuar makinat e tyre me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Njëkohësisht është përjashtuar nga trafiku edhe një shofer i cili automjetin e tij e ka drejtuar pa regjistrim paraprak.

Sanksione po ashtu janë shqiptuar edhe ndaj pesë këmbësorëve, të cilët rrugën e kanë kaluar jashtë vijave të bardha, si dhe katër këmbësorëve të cilët rrugën e kanë kaluar derisa semafori ka qenë me ngjyrë të kuqe.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjoba edhe për parkim jo të rregullt, si dhe me asistimin e automjetit special karrotreci janë larguar 76 vetura.

More in Kronika e Zezë

Te fundit

Facebook

Populare

To Top