Connect with us

6 mijë tonë grurë ukrainas mbërrijnë në Shqipëri

Latest

6 mijë tonë grurë ukrainas mbërrijnë në Shqipëri

Ky është momenti ku anija “Jaohar Ranim” me 6 mijë tonë grurë hyn në kalatën e portit të Durrësit.

E nisur që prej 28 Korrikut nga porti “Izmail” në Ukrainë, anija preku ujërat territoriale të Shqipërisë mëngjesin e së mërkurës, duke sjellë sasinë e parë të grurit që prej 24 Shkurtit, datë kur nisi agresioni rus ndaj Ukrainës.

Krijimi i një korridori humanitar detar për transportimin e drithërave nga portet e Ukrainës u arrit falë një marrëveshjes të firmosur më 22 Korrik mes Kievit dhe Kremlinit në Stamboll, me ndërmjetësimin e Turqisë dhe të OKB-së.

Ukraina mund të jetë në gjendje të eksportojë deri në 6 milionë tonë drithë në muaj. Deri javën e kaluar, vetëm 2 milionë tonë drithë në muaj largoheshin nga Ukraina përmes rrugëve alternative tokësore të vendit. Rrugët e transportit të sapohapura po mbikëqyren nga një Qendër e Përbashkët Koordinuese.

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

Facebook

Popular

To Top